• сабота, 22 февруари 2025

Marka: Menaxherët e Vinisiusit po negociojnë me klubet e Arabisë Saudite, futbollisti është i brengosur për dëmtimin e mundshëm të reputacionit nëse vjen deri te transferi

Marka: Menaxherët e Vinisiusit po negociojnë me klubet e Arabisë Saudite, futbollisti është i brengosur për dëmtimin e  mundshëm të reputacionit nëse vjen deri te transferi

Madrid, 13 shkurt 2025 (MIA) - Agjentët e Vinisiusit janë në kontakt me përfaqësuesit e kampionatit të Arabisë Saudite. 

Sipas "Markës", udhëheqësia e ligës seriozisht po mendon ta ftojë sulmuesin e krahut të Real Madridit verën e ardhshme. Bisedimet e para joformale me pjesëmarrjen personale të Vinisiusit u mbajtën në vitin 2023 - asokohe braziliani u takua me përfaqësuesit e ligës për t'i dëgjuar dhe u impresionua nga komponentet financiare dhe sportive, si dhe nga mundësitë të bëhet ambasador në Kupën e botës që do të mbahet në Arabinë Saudite në vitin 2034. 

Përfaqësuesit e Vinisiusit më pas mbajtën takim në Pragë me nënpresidentin e Ligës së Arabisë Saudite, Saad Al- Laziz ku u shpall oferta prej rreth 200 milionë euro në vit për pesë vite.

Arabia Saudite aktualisht mban "lidhje të afërta" me Vinisiusin, ndërsa agjenti i lojtarit thuhet se e ka vizituar vendin rreth tre javë më parë. Supozohet se Vinisius do të thirret në klubin e Xhedas, por është e mundur që sulmuesi i krahut i Real Madridit ta zëvendësojë Nejmarin në kryeqytetin Al-Hilal.

Vinisusi thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por braziliani është i brengosur për dëmtimin e mundshëm të reputacionit të tij nëse ai transferohet në ligën e Arabisë Saudite. Sulmuesi i krahut nuk dëshiron ta lëshojë Real Madridin si lojtar i motivuar nga paratë - aktualisht, rrethimi i lojtarit tashmë po punon për të siguruar se largimi i tij eventual do të shkaktojë sa më pak dëm në reputacionin e tij. Konkretisht, të afërt me Vinisiusin konsiderojnë se futbollisti duhet ta bëjë të qartë se është i pakënaqur me manifestimet e racizmit në stadiumet e La ligës.

Kontrata e Vinisiusit me Real Madridin skadon në vitin 2027. Më herët u njoftua se përfaqësues të lojtarit nuk janë të kënaqur nga oferta e klubit për vazhdimin e kontratës. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан