• сабота, 22 февруари 2025

Mareska pas humbjes nga Brajtoni: Kjo ishte ndeshja më e keqe e Çellsit, prej se arrita në klub

Mareska pas humbjes nga Brajtoni: Kjo ishte ndeshja më e keqe e Çellsit, prej se arrita në klub

Brajton, 15 shkurt 2025 (MIA) - Futbollistët e Çellsit u kanë shkaktuar edhe një befasi tjetër të pakëndshme tifozëve të tyre. Pasi Brajtoni i eliminoi nga Kupa FA, rivali i njëjtë i mposhti edhe një herë, kësaj radhe në kuadër të Premier Ligës dhe atë me rezultat të bindshëm - 3:0.

Trajneri i ekipit londinez, Enco Mareska, pranoi se loja e ekipit të tij ishte nën reputacionin e klubit.

"Kjo humbje ishte me të vërtetë dëshpëruese. Mendoj se kjo ishte ndeshja më e keqe që e kemi luajtur prej se unë arrita në klub dhe asnjëherë më nuk guxon të përsëritet. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të dimë se çka dëshirojmë. Kundërshtari ishte më i motivuar, më konkret dhe me meritë fitoi", deklaroi trajneri i Çellsit.

Ekipi nga "Stemford Brixh" ka dy pikë më tepër se Mançester Siti dhe Njukasëlll, të cilët do të luajnë sot në "Etihad", gjë që, sipas Mareskas, është mirë.

"Të luash për Çellsin çdoherë është presion dhe natyrisht të gjithë e ndjejmë këtë. Megjithatë, ne jemi në pozitën e katërt, duhet të mbetemi në këtë pozitë edhe pas kësaj xhiro dhe ta vazhdojmë betejën për Ligën e kampionëve. Vetëm dua t'u kërkoj falje tifozëve, të cilët kanë ardhur të na shohin dhe t'u them se do të tentojmë ta përmirësojmë përshtypjen tonë që në ndeshjen e ardhshme", deklaroi Mareska. bsh/

Foto: Arkiv

Остани поврзан