• петок, 05 декември 2025

Maqedonia dhe Fronteksi kanë nënshkruar Memorandum për mirëkuptim

Maqedonia dhe Fronteksi kanë nënshkruar Memorandum për mirëkuptim

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Një delegacion i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, i përbërë nga shefi i kabinetit të ministrit, Risto Stavrevski dhe këshilltarit shtetëror në kabinetin e ministrit, Vlladimir Vellkovski, në emër të ministrit Pançe Toshkovski, sot në Selinë e Fronteksit në Varshavë, në Poloni, mori pjesë në një ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Maqedonisë dhe Fronteksit (Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare) mbi mekanizmat e ankesave në lidhje me aktivitetet të cilat i zbaton Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut bazuar në Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi aktivitetet operative të zbatuara nga Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Memorandumin për mirëkuptimit e nënshkruan edhe partnerët e tjerë, përkatësisht Mali i Zi dhe Republika e Serbisë.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi për mirëkuptim, siç kumtoi MPB-ja, konfirmohet vullneti i mirë për të thelluar bashkëpunimin e vendosur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fronteksit.

"Qëllimi dhe fushëveprimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është të sigurojë bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave ekzistues të ankesave në suaza të kompetencave të tyre përkatëse për shkëmbimin e informacionit në lidhje me pretendimet për shkelje të të drejtave themelore gjatë të gjitha aktiviteteve operative të Fronteksit në territorin e Maqedonisë", thuhet në kumtesë.

Njëherësh në këtë ngjarje u mbajt një takim i shefave të policisë kufitare, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Departamentit të çështjeve kufitare dhe migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u shqyrtuan përgjigjet operative të sfidave aktuale të sigurisë në kufij. Pjesëmarrësit konfirmuan angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit në menaxhimin e kufijve, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët për kufij të sigurt dhe të menaxhuar mirë. bsh/

Foto: MPB

Video
https://www.youtube.com/watch?v=Ey0VIUSAX2o

Остани поврзан