• сабота, 22 февруари 2025

Mançester Siti humb lojtarin kryesor deri në fund të sezonit

Mançester Siti humb lojtarin kryesor deri në fund të sezonit

 Mançester, 14 shkurt 2025 (MIA) - Qendërmbrojtësi i Mançester Siti, Manuel Akanxhi (29) do të mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit aktual për shkak të lëndimit.

 Futbollisti zviceran ka pësuar një dëmtim nga i cili do t'i duhen disa muaj për t'u rimëkëmbur.

 Akanxhi është lënduar në ndeshjen e fundit të plejofit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në të cilën "qytetarët" humbën me 2:3.

 Klubi ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e mbrojtësit.

 Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан