• сабота, 22 февруари 2025

Mançester Siti gjen zëvendësuesin e De Brujnes

Mançester Siti gjen zëvendësuesin e De Brujnes

Mançester, 10 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e sheh lojtarin e RB Lajpcigut, Çavi Simons si zëvendësues të mundshëm të Kevin De Brujnes.

Sipas "El Nacional", Guardiola është në kërkim të një lojtari që mund të drejtojë procesin e ndryshimit të gjeneratës në mesfushë dhe beson se Simonsi është ideal për këtë rol.

Strategu spanjoll është i impresionuar nga sukseset e lojtarit të Bundesligës, si dhe nga teknika dhe sensi i lojës.

Klubi gjerman planifikon të marrë më shumë se 100 milionë euro për lojtarin e tyre.

Lajpcigu mund ta pranojë transferimin për shkak të mundësisë për të realizuar fitim të madh financiar.

Këtë sezon, 21-vjeçari Simons ka luajtur në 18 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe katër asiste.

Foto: EPA

 

Остани поврзан