• петок, 05 декември 2025

Manasievski: Treguam pjekuri, dinjitet dhe vetëdije demokratike, për herë të parë pas një kohe të gjatë kemi zgjedhje evropiane

Manasievski: Treguam pjekuri, dinjitet dhe vetëdije demokratike, për herë të parë pas një kohe të gjatë kemi zgjedhje evropiane

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Me krenari mund të themi se Maqedonia edhe njëherë tregoi pjekuri, dinjitet dhe vetëdije demokratike. Sot shteti ynë kaloi përmes zgjedhjeve të qeta, të drejta dhe demokratike të cilat janë krenari për secilin qytetar, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski në konferencën për shtyp pas përfundimit të votimit.

Ai u shprehi falënderim të madh të gjithë qytetarëve të cilët dolën në votim dhe e treguan vendosmërinë dhe besimin e vet.

"Të gjitha raportimet tregojnë se dita zgjedhore kaloi në atmosferë të qetë dhe dinjitoze, ajo është dëshmi se Maqedonia din të zbatojë zgjedhje demokratike sipas standardeve më të larta", tha Manasievski.

Ai nënvizoi se pret rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor të VMRO-DPMNE-së dhe fitore të madhe.

Në pyetjen e gazetarëve për daljen e vogël në Saraj dhe në Çair dhe nëse kjo do të thotë bllokim nga partneri i tyre i koalicionit, VLEN, Manasievski u përgjigj se votimi është zgjedhje individuale e secilit person.

Në pyetjen e gazetarëve sa vende të kryetarëve të komunave priten, Manasievski tha se presin në çdo komunë ku kanë kryetar komune nga rrethi i dytë të korrin fitore të madhe, përfshirë edhe në Shkup ku presin fitore bindëse.

Lidhur me reagimet e disa partive për parregullsi, ai përsëriti se kishte zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe se për herë të parë pas një kohe të gjatë ka zgjedhje evropiane. ab/

Фото: ВМРО-ДПМНЕ

Остани поврзан