Mançester Siti humb lojtarin kryesor deri në fund të sezonit
- Qendërmbrojtësi i Mançester Siti, Manuel Akanxhi (29) do të mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit aktual për shkak të lëndimit.

Mançester, 14 shkurt 2025 (MIA) - Qendërmbrojtësi i Mançester Siti, Manuel Akanxhi (29) do të mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit aktual për shkak të lëndimit.
Futbollisti zviceran ka pësuar një dëmtim nga i cili do t'i duhen disa muaj për t'u rimëkëmbur.
Akanxhi është lënduar në ndeshjen e fundit të plejofit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në të cilën "qytetarët" humbën me 2:3.
Klubi ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e mbrojtësit.
Foto: Arkivi