Mançester Siti gjen zëvendësuesin e De Brujnes
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e sheh lojtarin e RB Lajpcigut, Çavi Simons si zëvendësues të mundshëm të Kevin De Brujnes.

Mançester, 10 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e sheh lojtarin e RB Lajpcigut, Çavi Simons si zëvendësues të mundshëm të Kevin De Brujnes.
Sipas "El Nacional", Guardiola është në kërkim të një lojtari që mund të drejtojë procesin e ndryshimit të gjeneratës në mesfushë dhe beson se Simonsi është ideal për këtë rol.
Strategu spanjoll është i impresionuar nga sukseset e lojtarit të Bundesligës, si dhe nga teknika dhe sensi i lojës.
Klubi gjerman planifikon të marrë më shumë se 100 milionë euro për lojtarin e tyre.
Lajpcigu mund ta pranojë transferimin për shkak të mundësisë për të realizuar fitim të madh financiar.
Këtë sezon, 21-vjeçari Simons ka luajtur në 18 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe katër asiste.
Foto: EPA