• недела, 11 јануари 2026

Makroni, Merci dhe Starmeri dënojnë "vrasjen e protestuesve" në Iran, numri i viktimave u rrit në 65

Makroni, Merci dhe Starmeri dënojnë

Paris, 10 janar 2026 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron, kryeministri gjerman Fridrih Merc dhe homologu i tij britanik Kir Starmer dënuan "vrasjen e protestuesve" në Iran dhe u bënë thirrje autoriteteve iraniane të "tregohen të përmbajtur".

"Jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për dhunë të ushtruar nga forcat iraniane të sigurisë dhe dënojmë fuqishëm vrasjen e protestuesve", deklaruan dje udhëheqësit e Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, duke u bërë thirrje autoriteteve iraniane të "përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve iranianë".

“Autoritetet iraniane kanë përgjegjësi ta mbrojnë popullatën e tyre dhe duhet të garantojnë liri të shprehjes dhe tubime të paqësore, pa frikë nga hakmarrja”, thanë Makroni, Starmeri dhe Merci në deklaratën e përbashkët. 

Protestat në Iran shpërthyen dy javë më parë për shkak të rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të standardit të jetesës, pasi vlera e monedhës kombëtare ra në një nivel rekord të ulët. Numri i të vdekurve është rritur në 65 ndërsa më shumë se 2.300 persona janë arrestuar, sipas agjencisë së lajmeve “Aktivistë për të drejtat e njeriut”. Televizioni shtetëror iranian raportoi se forca të sigurisë ishin midis të vdekurve.

Lideri suprem ajatollahu Ali Hamnei sinjalizoi përgjigje më represive, edhe krahas kërcënimeve nga SHBA-ja. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан