Makron është optimist dhe i vendosur për të ardhmen e Evropës
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Konferencën e 62-të të sigurisë në Munih theksoi se është optimist dhe i vendosur për të ardhmen e Evropës.
Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Konferencën e 62-të të sigurisë në Munih theksoi se është optimist dhe i vendosur për të ardhmen e Evropës.
"Ku disa shohin kërcënime, unë shoh forcën tonë, ku disa shohin dyshime, unë dua të shoh mundësi, sepse besoj se Evropa në thelb është e fortë dhe se mund të bëhet edhe më e fortë", tha presidenti francez, transmeton "Guardian".
Ai theksoi se kohët e fundit ekziston një tendencë se Evropa është lënë pas dore ose madje hapur është kritikuar. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s