Makron e akuzoi SHBA-në se po i braktisë aleatët e vet dhe se nuk po i respekton rregullat ndërkombëtare
- Presidenti i Francës, Emanuel Makron e akuzoi SHBA-në se me marrëveshjet tregtare dhe politikat e sigurisë ua ka kthyer kurrizin partnerëve të vet.
Paris, 8 janar 2026 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron e akuzoi SHBA-në se me marrëveshjet tregtare dhe politikat e sigurisë ua ka kthyer kurrizin partnerëve të vet.
"SHBA-ja është fuqi e etabluar, por në mënyrë progresive por tërhiqet nga disa prej aleatëve të vet dhe po largohet nga rregullat ndërkombëtare që i promovoi deri kohë më parë", theksoi Makron para ambasadorëve në Paris.
Sipas tij, fuqitë e mëdha janë të tunduara ta ndajnë botën.
Ekziston rreziku që Evropa jonë të dobësohet ... ajo mund të bëhet vendi i fundit, ku do të vazhdojmë t'i kujtojmë rregullat e lojës që të tjerët tashmë nuk po i respektojnë". ab/
Foto: ЕPА