Maja Konevska zgjidhet sekretare e përgjithshme e KSHPK-së
- Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në mënyrë unanime e zgjodhi Maja Konevskën për sekretare të përgjithshme të KSHPK-së, e cila aktualisht është sistemuar në vendin e punës udhëheqëse e sektorit për planifikim strategjik dhe integritet në Komisionin Shtetëror.
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në mënyrë unanime e zgjodhi Maja Konevskën për sekretare të përgjithshme të KSHPK-së, e cila aktualisht është sistemuar në vendin e punës udhëheqëse e sektorit për planifikim strategjik dhe integritet në Komisionin Shtetëror.
Kryetari i Komisionit, Adem Çuçul, në seancën, ku u shqyrtua propozimi për zgjedhje, sqaroi se zgjedhja e sekretares të re të përgjithshme është e nevojshme sepse me emërimin e tij për kryetar i janë ndërprerë kompetencat që praprakisht i pati në këtë detyrë.
Çuçul shpjegoi arsyen për propozimin e Konevskës të zgjidhet në detyrë duke theksuar se ajo është pjesë e sekretariatit nga viti 2006 dhe ka përvojë pune të vazhdueshme 20-të vjeçare. Në atë periudhë, siç theksoi, ajo është avancuar në disa vende pune dhe ishte në pozita të ndryshme udhëheqëse, nga udhëheqëse departamenti në udhëheqëse sektori, ku është e angazhuar aktualisht. sa/
Foto: MIA