• недела, 09 март 2025

Mëngjes i ftohtë, ngrohtë gjatë ditës

Mëngjes i ftohtë, ngrohtë gjatë ditës

Shkup, 9 mars 2025 (MIA) – Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -5 deri 0, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri 23 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri nesër do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Të martën në fund të ditës, gjatë natës drejt së mërkurës dhe të mërkurën do të ketë reshje lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave dhe erë të fuqishme jugore. Kushte për shi lokal do të ketë edhe të enjten në orët e paradites. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан