Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit
- Sot në mëngjes më ftohtë është në Manastir dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli, ku janë matur 4 gradë Celsius.

Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë është në Manastir dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli, ku janë matur 4 gradë Celsius.
Siç informojnë nga DPHM, në Prilep temperatura minimale është -3, përderisa -2 gradë Celsius janë matur në Tetovë, Shtip, Kavadar dhe Ohër. Në Llazaropole dhe Kriva Pallankë temperatura minimale është -1, në Strumicë, Kumanovë, Dibër, Pretor, Dmeir Kapi është 0, në Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev Rid", Veles 1, në Kodër të Diellit 2 dhe në Vinicë dhe Krushevë janë matur 3 gradë Celsius.
Shtresë më të lartë bore ka në Kodër të Diellit - 38 cm, më pas në hanet e Mavrovës - 29, në Krushevë - 11 dhe në Manastir - 9.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura makasimale do të jetë në inteval prej 6 deri 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i qetë, paradite me mjegull. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë. ab/
Foto: МIА arkivi