• недела, 02 февруари 2025

Më ftohtë në Manastir -4 gradë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Më ftohtë në Manastir -4 gradë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Temperaturë më e ulët prej minus katër gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir. Sipas kumtesës nga DPHM-ja, vijojnë Prilepi dhe Kodra e Dielli me -2 gradë, -1 Lazaropole, 0 në Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip, Berovë, Kavadar, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 1 Shkup - Petrovec, Shkup- Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pretor, Vinicë, Veles, Dibër, 1 në Kumanovë dhe 3 gradë në Ohër dhe Gjevgjeli.

Më së shumti reshje ka në Dibër, 8 l/m2, 3 në Lazaropole, 2 në Ohër, Krushevë, Kodrën e Diellit dhe 1 l/m2 në Tetovë, Pretor, Manastir, Prilep, Vinicë, Berovë, Kavadar, Gjevgjeli, Kumanovë dhe Topolçan.

Lartësia e shtresës së borës e matur në orën 7 ishte 49 cm në Kodrën e Diellit, 40 në Hanet e Mavrovës, 22 në Krushevë, 15 Manastir, 7 Tetovë, 5 Demir Kapi dhe Berovë dhe 4 cm në Shtip dhe Lazaropole.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Në lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa në pjesët juglindore nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 12 gradë. 

Në Shkup moti me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан