• сабота, 22 февруари 2025

Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Këtë mëngjes është më ftohët në Berovë, - 11 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centimetra, informoi DPHM.

Nga ora 8:30 janë matur edhe -8 gradë në Kriva Pallankë dhe Hanet e Mavrovës, -7 është në Kodrën e Diellit dhe në Manastir, -6 në Krushevë, Shkup-Petrovec, Shtipi, Veles dhe Prilep, -4 në Kavadar, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid, -3 në Ohër dhe Pretor, si dhe -2 në Gjevgjeli dhe Strumicë.

Borë ka dhe në Hanet e Mavrovës, 13 centrimetra.

Sipas DPHM, moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshuar. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë. Edhe në Shkup gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, erë e lehtë nga drejtimi juglindor dhe temperaurë maksimale deri në 9 gradë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан