• петок, 20 февруари 2026

Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit dhe Demir Kapi me -3 gradë, më ngrohtë në Gjevgjeli me 6 gradë

Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit dhe Demir Kapi me -3 gradë, më ngrohtë në Gjevgjeli me 6 gradë

 Shkup, 9 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit dhe Demir Kapi me -3 gradë. Vijojnë Berova me -2, Hanet e Marovës dhe Llazaropole zero gradë, në Krushevë, Kriva Pallankë dhe Strumicë 2 gradë, ndërsa 3 gradë në Shtip, Pozharan, Gjurishte, Prilep, Tetovë, Veles, Manastir dhe Pretor. Temperatura minimale më e lartë prej 6 gradë është regjistruar në Gjevgjeli.

 Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, në 24 orët e fundit, më shumë reshje ka në Krushevë dhe Kodrpn e Diellit - nga 6 litra për metër katror. Pas tyre vijojnë Tetova, Pozharan dhe Hanet e Mavrovës me 5 litra, Ohri me 4, Llazaropole dhe Prilep me 3, ndërsa më pak reshje janë regjistruar në Shkup - Zajcev Rid, ku është matur 1 litër për metër katror.

 Shtresë më të lartë të borës edhe këtë mëngjes ka në Kodrpn e Diellit, ku trashësia e borës është 55 centimetra.

 Sipas paralajmërimeve të DPHM, sot moti do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat fillimisht do të fillojnë në pjesët jugore të vendit, e më pas do të përhapen kudo. Me depërtimin e ajrit më të ftohtë, në disa nga vendet më të larta shiu do të shndërrohet në borë. Është e mundur paraqitja e mjegullës në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë. 

 Foto: MIA

 

Остани поврзан