• петок, 05 декември 2025

Lutkov: Maqedonia mbetet partner i përkushtuar në realizimin e misionit të UNESKO-s

Lutkov: Maqedonia mbetet partner i përkushtuar në realizimin e misionit të UNESKO-s

Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kryetar i Komisionit ndërkombëtar të UNESKO-s, Zoran Lutkov, do të merr pjesë në sesionin e 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, e cila po mbahet në Qendrën e Kongreseve "Rruga e mëndafshit" në Samarkand, Republika e Uzbekistanit. Në fjalimin e tij, ministri Lutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar bashkëpunimin me UNESKO-n dhe për të marrë pjesë aktive në realizimin e iniciativave që lidhin arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fjalimin e tij, ministri Lutkov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar bashkëpunimin me UNESKO-n dhe për të marrë pjesë aktive në realizimin e iniciativave që lidhin arsimin, shkencën, kulturën dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm,.

"Vendi jonë kultivon një respekt të veçantë ndaj UNESKO-s, një organizatë që me veprimtarinë e saj justifikon ekzistencën e saj përmes promovimit të vlerave universale dhe objektivave zhvillimore me interes të përbashkët. Jemi krenarë për kontributin tonë në promovimin dhe zbatimin e aktiviteteve të organizatës në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar", theksoi ministri Lutkov.

Ai nënvizoi se Qeveria e Maqedonisë i kushton vëmendje të veçantë fushave që janë në fokus të UNESKO-s — mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përballja me ndryshimet klimatike, zhvillimi i teknologjive të reja, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale.

Lutkov kujtoi se në fushën e arsimit, me mbështetjen e UNESKO-s, është përgatitur një raport mbi cilësinë e sistemit kombëtar arsimor, i cili konfirmon se vendi po ecën drej një qasjeje të barabartë, përfshirje dhe një mjedis të sigurt shkollor. 

Duke u ndalur te bashkëpunimi kulturor, Lutkov theksoi aktivitetet e realizuara brenda kuadrit të 20-vjetorit të Konventës për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit të shprehjeve kulturore (2005), ku janë përfshirë aktivisht institucionet kombëtare, festivalet "Vera e Ohrit, “Netët e poezisë në Strugë” dhe “Netët majore pperistike”.

Vëmendje të veçantë, siç nënvizoi ministri, i kushtohet mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me theks në Rajonin e Ohrit – i regjistruar në Listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s mbi katër dekada më parë. “Si shtet, përballemi me sfidën për të ruajtur vlerën e tij të jashtëzakonshme universale dhe për të justifikuar besimin që na është dhënë,” theksoi Ljutkov.

Ministri shprehu mirënjohje për Zyrën rajonale të UNESKO-s për Shkencë dhe Kulturë në Europë, me seli në Venecia, për mbështetjen e vazhdueshme, dhe kujtoi se Maqedonia e Veriut këtë vit kryeson Këshillin e Ministrave për Kulturë të Europës Juglindore, në kuadër të iniciativës Forcimi i Kulturës në Funksion e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në fund të fjalimit të tij, Lutkov shprehu falënderime ndaj ish drejtores së përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azul për udhëheqjen e saj vizionare, dhe i uroi sukses drejtorit të ri të përgjithshëm, Kaled El-Enani.

"Vizionin tonë e kemi të qartë — Maqedonia e Veriut të jetë një vend ku kultura, arsimi, shkenca dhe inovacioni krijojnë një sinergji të fortë për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet shoqëror", theksoi ministri Lutkov. qa/

Foto: Ministria e Kulturës dhe Turizmit

 

Остани поврзан