• петок, 05 декември 2025

Lutkov dhe Nikolloski në panel për turizmin krijues në kuadër të "Javës së disejnit - Shkup 2025"

Lutkov dhe Nikolloski në panel për turizmin krijues në kuadër të

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot do të drejtohen në panelin e parë të konferencës "E-75 - Bazë për zhvillimin e turizmit krijues dhe qëndrueshmërisë së tij" i cili do të mbahet në Qendrën për disejn dhe inovacione - Dhoma publike.

Konferenca është pjesë e Festivalit për zhvillimin e ekonomive kreative "Java e disejnit - Shkup 2025", e cila synon të inkurajojë ide të reja dhe zgjidhje të qëndrueshme në fushën e turizmit dhe industrive krijuese. ls/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан