Luftimet vazhdojnë në Alepo, forcat qeveritare i sulmojnë luftëtarët kurdë
- Luftimet po vazhdojnë ditën e dytë me radhë në qytetin verior sirian Alepo mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve kurdë.
Alepo, 8 janar 2026 (MIA) - Luftimet po vazhdojnë ditën e dytë me radhë në qytetin verior sirian Alepo mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve kurdë.
Luftimet kanë detyruar mijëra civilë ta braktisin rajonin, ndërsa katër persona e kanë humbur jetën. Dhuna më e re dhe akuzat e ndërsjella për atë se kush e ka filluar konfliktin tregojnë në thellimin e hendekut mes Damaskut dhe autoriteteve kurde, të cilat i kundërshtohen integrimit në Qeverinë qendrore.
Përleshjet filluan dje, kur të paktën gjashtë persona janë vrarë në këmbim-zjarrin mes pjesëtarëve të forcave qeveritare siriane dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët. Pas natës relativisht të qetë, luftimet u intensifikuan sot, ndërsa autoritetet shëndetësore në Alepo publikuan se katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa 18 janë lënduar.
Ndërkohë, pres shërbimi i SDF-së kumtoi se armata siriane i ka bllokuar lagjet kurde në Alepo, duke shfrytëzuar tanke. Sipas kumtesës, forcat qeveritare kanë vendosur bllokadë në lagjen Sheik Maksud, me granatimin intensiv dhe rrethimin e lagjes me tanke.
Aeroporti në qytet dhe autostrada drejt Turqisë janë mbyllur për shkak të luftimeve më të reja. bsh/
Foto: Arkiv