LSDM në zgjedhjet lokale do të bëjë koalicion në çdo komunë në veçanti, paralajmëroi Filipçe
- LSDM në zgjedhjet lokale në tetor do të bëjë koalicione në çdo komuna në veçanti, paralajmëroi lideri i partisë Venko Filipçe. Kjo, siç theksoi në konferencën për shtyp në selinë e partisë, nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me asnjë parti, organizimin civil ose listë e pavarur dhe se do të bisedohet për opsionet.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - LSDM në zgjedhjet lokale në tetor do të bëjë koalicione në çdo komuna në veçanti, paralajmëroi lideri i partisë Venko Filipçe. Kjo, siç theksoi në konferencën për shtyp në selinë e partisë, nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me asnjë parti, organizimin civil ose listë e pavarur dhe se do të bisedohet për opsionet.
"Do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjjitha diskutimet shkojnë drejt kësaj në kuadër të udhëheqësisë, grupit të deputetëve, Këshillit qëndror dhe ekzekutiv, e kjo është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për çdo komunë në veçanti", deklaroi Filipçe.
I pyetur nëse kjo do të thotë se ks mundësi për koalicion me BDI-në në komunë të cakzuara, Filipçe tha "do të shohim, do të bisedojmë për opsionet", ndërsa lidhur me mundësinë për koalicion me VMRO-DPMNE-në në Kërçovë, tha se "kjo gjithmonë është një çështje interesante që varet nga shumë faktorë" dhe për këtë mund të flasë më konkretisht në muajt në vijim.
Ky proces, sipas Filipçes, duhet të përfundojë ndaj fundi i marsit, që më vonë nga pjesën e parë të prillit të kenë njohuri fillesare nga anketat. mb/
Foto: MIA