Lija e dhenve edhe në janar është ende sëmundja më e zakonshme akute infektive
- Sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar në muajin janar ishte lija e dhenve me gjithsej 543 raste të raportuara. Në krahasim me muajin e kaluar, dhjetor, është regjistruar rënie e numrit të rasteve të raportuara me lijë të dhenve me 47,0 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2024 është regjistruar rënie për 39,9 për qind, tregojnë të dhënat e raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive në vend gjatë muajit të kaluar.

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar në muajin janar ishte lija e dhenve me gjithsej 543 raste të raportuara. Në krahasim me muajin e kaluar, dhjetor, është regjistruar rënie e numrit të rasteve të raportuara me lijë të dhenve me 47,0 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit 2024 është regjistruar rënie për 39,9 për qind, tregojnë të dhënat e raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive në vend gjatë muajit të kaluar.
Gjatë muajit janar janë raportuar gjithsej 841 persona të sëmurë nga sëmundje akute infektive - pa Kovid-19, grip, tuberkulozë, SIDA, AFP dhe bartësit kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me një incidencë totale prej 45,8 në 100.000 banorë. Gjatë muajit janar është vërejtur rënie e numrit të përgjithshëm tek personat e sëmurë për 48,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, dhjetor.
Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme me gjak - pa HIV/SIDË, janë regjistruar gjashtë persona të infektuar edhe atë janë raportuar katër raste të hepatitit B viral dhe dy raste të infeksionit me klamidia, thuhet në raport.
Në janar ishin regjistruar tre raste të konfirmuara me HIV, të cilët i përkasin grupmoshës 20 deri në 39 vjeç.
"Në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit janar, janë paraqitur gjithsej 20 raste me Kovid-19. Në krahasim me muajin e kaluar, dhjetor, është regjistruar rritje e numrit të raportuar nga Kovid-19 për 3,3 herë. Në krahasim me muajin janar të vitit 2024 është regjistruar rënie për 89,3 për qind. Nga të infektuarit në janar të vitit 2025, numri më i madh është raportuar në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kratovë. Gjatë muajit, është regjistruar një vdekje e lidhur me Kovid-19. Nga Kovid-19 të infektuarit, nëntë persona janë nga grupmosha mbi 60 vjeç, katër persona nga 40 në 49 vjeç, tre nga 50 në 59 vjeç dhe dy persona nga 20 në 29 dhe nga 30 në 39", shkruan në raportin e Institutit.
Nga fillimi i sezonit 2024/25, deri në javën e pestë të vitit 2025, në vend ishin raportuar gjithsej 8.734 raste të gripit - sëmundje të ngjashme me gripin. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s; ISHP