Lidhja e sporteve të Shkupit do t'i ndajë çmimet tradicionale "13 Nëntori"
- Në nder të Ditës së çlirimit të qytetit, Lidhja e sporteve të Shkupit do t'i ndajë çmimet "13 Nëntori".
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Në nder të Ditës së çlirimit të qytetit, Lidhja e sporteve të Shkupit do t'i ndajë çmimet "13 Nëntori".
Solemniteti do të mbahet sot me fillim në ora 12 në sallën e konferencave në Qendrën sportive "Jane Sandanski".
Çmimi "13 Nëntori" ndahet nga viti 1970 dhe paraqet mirënjohje për individë, klube të sportit, trajnerë dhe organizata, të cilat me arritjet dhe përkushtimin e tyre kanë lënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në Shkup. bsh/
Foto: Logo