• сабота, 06 декември 2025

Liderët evropianë i përshëndetën përpjekjet për paqe në Ukrainë, por kërkojnë përfshirje të BE-së në sjelljen e disa vendimeve

Liderët evropianë i përshëndetën përpjekjet për paqe në Ukrainë, por kërkojnë përfshirje të BE-së në sjelljen e disa vendimeve

Bruksel, 24 nëntor 2025 (MIA) - Paqja në Ukrainë nuk mund të jetë armëpushim i përkohshëm, por ajo duhet të jetë një zgjidhje e përhershme, deklaroi sot në Luanda kreu i Këshillit evropian, Antonio Koshta pas takimit joformal të liderëve të BE-së kushtuar ngjarjeve më të reja rreth përpjekjeve për arritje të paqes në Ukrainë, që u mbajt në format hibrid, drejtpërdrejtë dhe onlajn.

"Ekziston momentum në negociatat paqësore. Takimi i djeshëm në Gjenevë mes SHBA-së, Ukrainës, institucioneve të BE-së dhe përfaqësuesve evropianë paraqet përparim të konsiderueshëm. SHBA-ja dhe Ukraina na informuan se diskutimet ishin konstruktive dhe se është arritur përparim rreth disa çështjeve. E përshëndesim këtë hap përpara. Disa çështje mbeten të zgjidhen, por kahja është pozitive", tha Koshta, i shoqëruar nga kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Ai shtoi se liderët i përshëndesin përpjekjet e presidentëve të SHBA-së dhe të Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski dhe ekipeve të tyre për arritje të marrëveshjes, por edhe se konkluduan se në sjelljen e vendimeve për çështjet që drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me BE-në, siç janë sanksionet, zgjerimi apo ngrirja e mjeteve ruse, nevojitet përfshirje e plotë edhe e Unionit.

Koshta shtoi se BE-ja është e përkushtuar të vazhdojë ta sigurojë tërë mbështetjen e nevojshme diplomatike, ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, e posaçërisht atë financiare, ndaj çka liderët evropianë u obliguan në Samitin e tetorit.

"Ukraina e zgjidhi Evropën, ndërsa Evropa do të qëndrojë pas Ukrainës", shtoi Koshta.

Fon der Lajen, nga ana e vet, theksoi se falë angazhimit efikas dhe të koordinuar evropian, si dhe pranisë së fuqishme të BE-së në Gjenevë, është arritur "përparim i mirë" në negociatat për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Ajo shtoi edhe se në takimin e sotëm liderët e konstatuan unitetin në mbështetjen për Ukrainën.

Kreu i KE-së shtoi edhe se Unioni do të vazhdojë të angazhohet me partnerët nga Koalicioni i të përgatiturve, me ç'rast përpjekjet do të kahëzohen drejt sigurimit të së ardhmes së Ukrainës. ab/

Foto: Printskrin

Остани поврзан