Lideri i LSDM-së Filipçe për vizitë pune në Kroaci
- Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe nga sot është për vizitë pune dyditore në Zagreb, bën të ditur Pres shërbimi i kësaj partie.

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe nga sot është për vizitë pune dyditore në Zagreb, bën të ditur Pres shërbimi i kësaj partie.
Filipçe do të takohet me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Kroacisë (PSD), Sinisha Hajdash Donçiq.
Vizita e Filipçes, siç thonë nga LSDM-ja “është një impuls i ri në marrëdhëniet mes dy partive simotra dhe një hap drejt avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë”.
Foto: arkivi i MIA-s