Lendri: Trampi në mars do të vizitojë Grenlandën
- Xhef Landri, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Tramp për Grenlandën dhe guvernator i Luizianës, deklaroi se kreu i shtetit planifikon në mars të vizitojë ishullin Arktik dhe shpreu besim se mund të arrihet marrëveshje, publikuan mediat britanike.
Uashington, 16 janar 2026 (MIA) - Xhef Landri, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Tramp për Grenlandën dhe guvernator i Luizianës, deklaroi se kreu i shtetit planifikon në mars të vizitojë ishullin Arktik dhe shpreu besim se mund të arrihet marrëveshje, publikuan mediat britanike.
"Unë besoj vërtet se një marrëveshje duhet dhe mund të arrihet nëse vizita bëhet fakt", tha Xhef Landri në intervistën e sotme për kanalin "Foks njuz" pas takimit të delegacionit amerikan, i përbërë nga kongresmenë republikanë dhe demokratë, me liderët e Danimarkës dhe Grenlandës.
"Presidenti është serioz. Ai i ka thënë tashmë Danimarkës se çfarë dëshiron dhe tani i takon sekretarit shtetëror Marko Rubio dhe nënpresidentit Xh.D. Vens të arrijnë marrëveshje", shtoi Landri. ls/
Foto: EPA