Lehtësim i madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut: Sllovenia do t'i njohë patent shoferët pa provim praktik
- Sllovenia miratoi ndryshime të Ligjit për shoferë, me të cilat poseduesve të patent shoferëve, të dhënë në Maqedoninë e Veriut, u mundësohet ndërrim të dokumentit pa dhënien e pjesës praktike të provimit, me kusht që të kenë qëndrim të rregulluar në Slloveni.
Lubjanë, 26 nëntor 2025 (MIA) - Sllovenia miratoi ndryshime të Ligjit për shoferë, me të cilat poseduesve të patent shoferëve, të dhënë në Maqedoninë e Veriut, u mundësohet ndërrim të dokumentit pa dhënien e pjesës praktike të provimit, me kusht që të kenë qëndrim të rregulluar në Slloveni.
Ky vendim, i miratuar dje, paraqet lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë në Slloveni, e po ashtu vlen edhe për poseduesit e patent shoferëve nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
Sipas rregullave të reja, shoferët nga Maqedonia e Veriut do të mund t'i këmbejnë patent shoferët e tyre në afat prej një viti nga data e paraqitjes së qëndrimit në Slloveni. Ata nuk duhet ta japin pjesën praktike të provimit, por megjithatë do të duhet të parashtrojnë dëshmi për aftësi mentale dhe fizike për vozitje (vërtetim shëndetësor).
Sandra Gazinkovski nga partia Liria, e cila ishte përfaqësuese e propozuesve të ligjit, sqaroi se qëllimi nuk është vendosja e privilegjeve, por largimi i pengesave të paarsyeshme administrative.
"Kjo është pengesë administrative, e cila i ngadalëson procedurat për punësim dhe u krijon harxhime të panevojshme, pritje dhe teste shtesë për njerëzit", deklaroi Gazinkovski, duke potencuar se masa do ta lehtësojë jetën e punëtorëve të huaj.
Megjithatë, opozita iu kundërshtua këtij ligji, duke cekur se ndryshimi mund të ndikojë në sigurinë në komunikacion. bsh/
Foto: Arkiv