LAMM: Mjegull në Manastir dhe Prilep, dukshmëria nga 50 deri 100 metra
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës në Manastir dhe Prilep, dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri 100 metra, informoi LAMM.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës në Manastir dhe Prilep, dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri 100 metra, informoi LAMM.
Prej aty potencojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/
Foto: MIA arkiv