• сабота, 19 октомври 2024

Lagard: Eurozonës nuk i kërcënohet recesion, gjendja e inflacionit po zhvillohet në drejtim të mirë

Lagard: Eurozonës nuk i kërcënohet recesion, gjendja e inflacionit po zhvillohet në drejtim të mirë

 Lubjanë, 17 tetor 2024 (MIA) - Eurozonës nuk i kërcënohet recesion, ndërsa gjendja e inflacionit po zhvillohet në drejtim pozitiv, deklaroi sot kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard në një konferencë për media pas vendimi për uljen e normës së interesit nga 25 pikë bazë në 3,25 për qind.

 Një vend-anëtar i eurozonës, më saktë Gjermania, po përballet me rrethana të vështira, por kjo nuk do të thotë se e gjithë eurozona është prekur në të njëjtën mënyrë. Në bazë të informacioneve që kemi për momentin, nuk shohim një recesion në eurozonë", shtoi Lagard, raportoi Blumberg.

 Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) sot vendosi t'i ulë tre normat bazë të interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që norma e interesit për depozitat të jetë tani 3,25 për qind, norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit është 3,40 për qind dhe norma e interesit për linjën margjinale të kredisë është 3,65 për qind.

 Informacionet e marra tregojnë se procesi i rënies graduale të inflacionit është "në rrugën e duhur", thuhet në njoftim dhe këto fjalë i ka konfirmuar edhe Lagardi, e cila saktësoi se të gjithë treguesit e inflacionit po ecin në një drejtim të mirë.

 Euro ra ndjeshëm ndaj dollarit pas vendimit për uljen e normave të interesit.

Vlera e tij ra për 0,35 për qind në 1.08213 dollarë në orën 16:10.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан