Lëvizja BESA mbajti kuvendin e degës në Çair, kryetar zgjidhet Astrit Iljazi
![Lëvizja BESA mbajti kuvendin e degës në Çair, kryetar zgjidhet Astrit Iljazi](https://mia.mk/images/20231228215518_big_730x400_93.webp )
Shkup, 28 dhjetor 2023
Në një atmosferë impozante, sonte në Çair u mbajt kuvendi i degës së Lëvizjes BESA, ku me shumicë votash u zgjodh kryetar Astrit Iljazi. Kuvendarët votuan një zëri për Astrit Iljazi, i cili nga sot do të kontribuojë në forcimin e Lëvizjes si dhe do të kontribuojë në fitoren e Opozitës Shqiptare.
Lëvizja BESA vazhdon me përforcimin e radhëve të saja, duke inkuadruar kuadro të reja dhe duke u konsoliduar në të gjithë territorin me njerëz që duan ndryshimin.
Lëvizja BESA
_______________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.