• петок, 05 декември 2025

Këshilli i Sigurisë së KB-së i hoqi sanksionet kundër presidentit të Sirisë

Këshilli i Sigurisë së KB-së i hoqi sanksionet kundër presidentit të Sirisë

Nju Jork, 7 nëntor 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara mbrëmë i hoqi sanksionet kundër presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al Shara, vetëm disa ditë para vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë. 

Rezoluta e përgatitur nga SHBA-ja u miratua me 14 vota "për" dhe një "të përmbajtur”. Sanksionet janë hequr edhe ndaj ministrit të Punëve të Brendshme siriane, Anas Hatab. Kundër al-Sharas dhe Hatab ishin vendosur sanksione për shkak të lidhjeve të tyre me Shtetin Islamik dhe Al Kaedën dhe u ishte ndaluar udhëtimi, u ishte ngrirë pasuria dhe kishin embargo të armëve. 

"Me miratimin e këtij teksti, Këshilli i Sigurisë së KB-së ka dërguar mesazh të fuqishëm politik duke pranuar se Siria ëhtë në një epokë të re", thekson ambasadori amerikan, Majk Ualc. 

Kina votoi "e përmbajtur", ndërsa ambasadori kinez, Fu Kong shprehu shqetësimin për prezencën e "luftëtarëve të huaj terroristë" në Siri të cilët janë në gjendje të "përfitojnë nga situata e brishtë e sigurisë".

Ai shpehu keqardhje për shkak se Këshilli i Sigurisë së KB-së nuk e vlerësoi plotësisht situatën. 

Al Shara ishte lider i grupit të shpërndarë Hajat Tahrir al-Sham (HTS), i cili e rrëzoi ish liderin sirian Bashar al-Asad në dhjetor të vitit 2024. Ai, si lider i HTS ishte në listën e sanksioneve të KB-së nga viti 2013. HTS më herët ishte e njohur si Fronti Al-Nusra, degë e mëparshme  e Al-Kaedës në Siri, por i ndërpreu lidhjet me grupin xhihadist në vitin 2016. 

Al Shara është presidenti i parë i Sirisë, që do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан