Këshilli i prokurorëve publikë do të vendos për zgjedhje të kryetarit të ri të Këshillit
- Këshilli i prokurorëve publikë të RMV-së sot do ta mbajë seancën e 32-të, ku duhet të merret vendim për zgjedhje të kryetarit të ri të Këshillit.
Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë të RMV-së sot do ta mbajë seancën e 32-të, ku duhet të merret vendim për zgjedhje të kryetarit të ri të Këshillit.
Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e 28-të, të mbajtur më 30 shtator, ka marrë vendim për ndërprerje të funksionit kryetare e Këshillit të Dushica Dimitrieskës, për shkak të skadimit të mandatit më 1 tetor të këtij viti, ndërsa zgjedhjen e kryetrait të ri e ka auluar për shkak të zgjedhjeve lokale. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, në pajtim me vendimin, me Këshillin e prokurorëve publikë do të udhëheq zëvendës kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi.
Në rend të ditës së seancës së 32-të janë edhe miratimi i vendimit për ndërprerje të funksionit prokuror publik me kërkesë personale dhe formimin e Komisionit për zbatimin e strategjisë për komunikim dhe transparencë për periudhën 2025-2028, qëndron në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Këshillit të prokurorëve publikë. bsh/
Foto: MIA arkiv