• сабота, 22 февруари 2025

Këshilli gjyqësor solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve

Këshilli gjyqësor solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Këshilli gjyqësor sot në seancë solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të gjyqtarëve në gjykatat themelore. 

Do të zgjidhen nga gjashtë gjyqtarë në Gjykatën themelore civile Shkup dhe Gjykatën themelore penale, pesë në Gostivar, nga katër në gjykatat themelore në Prilep, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë, tre në Shtip, nga pesë në Strumicë, Gjevgjeli, Ohër, nga një në Veles, Kavadar, Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Koçan, Kërçovë, Dellçevë.  

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva shprehu kënaqësinë që do të rritet numri i gjyqëtarëve që do të kontribuojnë në këtë situatë të vështirë për gjyqësorin.

"E di dhe jam e bindur se në mënyrë cilësore do ta kryejnë funksionin dhe do të kontibuojnë për drejtësi më të shpejtë dhe më efikase, që qytetarët po e presin", tha Dameva. 

Ajo shpreson se së shpejti do të publikohet shpallje e re. 

Anëtarja e Këshillit, Danka Ristova tha se analizat në kuadër të Gjykatës së Apelit Shtip, treguan gjendje alarmante me numrin e lëndëve për gjykatës. Ka pasur gjykata të vogla ku çdo gjyqtar kishte më shumë se 1.200 lëndë. "E kjo ndikon shumë në cilësinë e punës dhe në atë se sa mund qytetarët të arrijnë deri te shërbimet që duhet gjykata t'i mundësojë, qasjen deri te drejtësia", nënvizoi Ristova.  

Propozimi u miratua me 12 vota "për". 

Në përputhje me ligjin, komisioni do të bëjë renditjen e kandidatëve, përmes intervistave dhe pikëve.

Në seancë u konstatua ndërprerja e funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie, për Ivan Stamenov, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjevgjeli. qa/bsh/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан