Këshilli gjyqësor: Mungesë e gjyqtarëve dhe lëndë të pazgjidhura në gjykatat në mbarë vendin
- Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 531 i shqyrtoi raportet për punën e gjykatave për tremujorin e parë të vitit 2025, të cilat tregojnë se gjykatat në mbarë vendin edhe më tej përballen me një numër të konsiderueshm të lëndëve të mbetura, si dhe me mungesë të gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë.
Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 531 i shqyrtoi raportet për punën e gjykatave për tremujorin e parë të vitit 2025, të cilat tregojnë se gjykatat në mbarë vendin edhe më tej përballen me një numër të konsiderueshm të lëndëve të mbetura, si dhe me mungesë të gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë.
Siç theksoi anëtarja e Këshillit, Antoaneta Dimovska, gjykatat themelore në Prilep, Resnjë dhe Delçevë vlerësohen si të shpejta, ndërsa gjykatat në Strugë, Shtip, Berovë, Vinicë, Radovish, Sveti Nikolë dhe Strumicë kanë numër të konsiderueshëm të lëndëve të pazgjidhura dhe mungesë të gjyqtarëve. Gjykata themelore në Strumicë ka numrin më të madh - gjithsej 817 lëndë të pazgjidhura.
Anëtarët e Këshillit theksuan se pothuajse të gjitha gjykatat në vend përballen me një problem identik, që është mungesa e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.
Anëtari i Këshillit, Ivica Nikollovski, paralajmëroi se mosfunksionimi afatgjatë i sistemit zvogëlon besimin e qytetarëve dhe e bën të vështirë ofrimin e drejtësisë në kohë dhe cilësore.
Nikollovski bëri thirrje për një bisedë thelbësore me Ministrinë e Drejtësisë për të kapërcyer së bashku dobësitë sistemike, për të përmirësuar burimet dhe për të rishikuar rrjetin e gjykatave.
Për të zgjidhur problemet e akumuluara, Nikollovski tha se nevojitet vullnet politik dhe koordinim i të tre autoriteteve, duke theksuar se "drejtësia e gjatë nuk është e drejtë" dhe se pa burime reale dhe zgjidhje normative, gjyqësori nuk mund të përmbushë standardet evropiane.
Këshilli vendosi gjithashtu të zgjasë mandatin e 14 gjyqtarëve të cilët paraqitën deklaratë për të vazhduar detyrën e tyre gjyqësore.
Në seancë u theksua gjithashtu se shpalljet për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave themelore në Berovë, Dellçevë dhe Radovish do të rishpallen, pasi që pas konkursit të mëparshëm nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Këshilli gjithashtu miratoi vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Administrative, si dhe për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve porotë në Gjykatën Themelore Berovë, ndërsa me kërkesë të një gjyqtari të Gjykatës Themelore Civile Shkup, u miratua edhe vendim për pezullimin e funksionit gjyqësor. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s