Këshilli gjyqësor ka shqyrtuar 72 parashtresa dhe ankesa kundër gjyqtarëve dhe gjykatave, për tre ka vendosur se janë me bazë, po aq janë tërhequr
- Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë, debatoi për më shumë pika në rendin e ditës, mes të cilave edhe për 72 parashtresa dhe ankesa të parashtruara nga qytetarë dhe persona juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe vet gjykatat.
Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë, debatoi për më shumë pika në rendin e ditës, mes të cilave edhe për 72 parashtresa dhe ankesa të parashtruara nga qytetarë dhe persona juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe vet gjykatat.
Këshilli për tre parashtresa dhe ankesa kundër gjykatësve dhe gjykatave ka vendosur se janë me bazë, tre i ka tërhequr, ndërsa për të tjerat konstatoi se janë të pabaza.
Në mënyrë shtesë, në vazhdim të seancës, të cilën e kanë mbyllur për opinion, anëtarët e Këshillit gjyqësor duhet të formojnë edhe komision të raportuesve për kërkesat e parashtruesve për vendosjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit ose kryetarit të gjykatës. bsh/
Foto: Printskrin