Kërkohet paraburgim për pesë persona për rryshfet, mes të cilëve drejtori i Agjencisë pegesore dhe të punësuar në DAP dhe MBPEU
- Nëpunës policorë nga Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK) dhe hetuesit nga Qendra hetuese e PTHP NKOK, dje në orët e pasdites kanë privuar nga liria pesë persona, mes të cilëve, drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, drejtues i personit juridik, i cili, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet për premtim të marrë për dhuratë prej 50.000 eurove, gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi për masën 3, si dhe tre persona tjerë, mes të cilëve të punësuar në DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilët kanë qenë ndërmjetësues gjatë dhënies së rryshfetit.
Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK) dhe hetuesit nga Qendra hetuese e PTHP NKOK, dje në orët e pasdites kanë privuar nga liria pesë persona, mes të cilëve, drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, drejtues i personit juridik, i cili, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet për premtim të marrë për dhuratë prej 50.000 eurove, gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD Programi për masën 3, si dhe tre persona tjerë, mes të cilëve të punësuar në DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilët kanë qenë ndërmjetësues gjatë dhënies së rryshfetit.
Një pjesë e mjeteve financiare të cilat janë dhënë si rryshfet, siç informojnë nga Prokuroria dhe MPB-ja, me vlerë prej 400 eurove janë gjetur dhe konfiskuar gjatë bastisjes së djeshme.
Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, dje pasdite, nëpunësit policorë privuan nga liria pesë persona për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar se i dyshuari i parë Xh.N. (77) kreu vepër të vazhdueshme penale "dhënie ryshfeti" dhe një vepër penale "dhënie shpërblimi për ndikim të paligjshëm", ndërsa tre persona A.F. (44), J.K. (35) dhe I.S. (57) si ndërmjetës kan kryer vepër penale "marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm", ndërsa F.F. (47) ka kryer vepër të vazhdueshme penale "marrje ryshfeti".
Duke marrë parasysh se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori publik parashtroi kërkesë deri te gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën themelore penale në Shkup për të caktuar masë paraburgimi për të gjithë të dyshuarit.
I dyshuari i parë, siç informon Prokuroria - drejtues i një personi juridik, nga fundi i shkurtit të këtij viti e deri dje, duke shfrytëzuar marrëdhënie të njëjtë të përhershme dhe raste të njëjta, në disa raste, drejtpërdrejtë dhe përmes ndërmjetësve, i premtoi një dhuratë - mjete financiare me vlerë të konsiderueshme drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë.
Tre të dyshuarit tjerë, njëri prej të cilëve është nëpunës tatimor në DAP DR Shkup dhe një nëpunës civil, i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, duke përdorur ndikimin e tyre real dhe pozicionin zyrtar, kërkuan dhe inkurajuan drejtorin e Agjencisë të kryente veprim zyrtar që nuk i lejohej ta kryente.
"Në fakt, edhe pse personi juridik i të dyshuarit të parë nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike nr. 01/24 për dorëzimin e kërkesave për përdorimin e mjeteve nga Programi IPARD për Masën 3, drejtori, pasi mori një premtim për një dhuratë me vlerë të konsiderueshme në shumën prej 50.000 eurosh, dje nënshkroi një marrëveshje për përdorimin e mjeteve financiare me personin juridik dhe në këtë mënyrë mori një pjesë të mjeteve finaciare në shumën prej 400 eurosh, të cilat u gjetën dhe u konfiskuan gjatë një kontrolli.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokacione të tjera, u gjetën mjete finaciare me vlerë të konsiderueshme.
"Konkretisht, megjithëse personi juridik i të dyshuarit të parë nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike Nr. 01/24 për dorëzimin e kërkesave për përdorimin e fondeve nga Programi IPARD për Masën 3, drejtori, pasi mori një premtim për një dhuratë me vlerë të konsiderueshme në shumën prej 50.000 eurosh, nënshkroi dje një marrëveshje për përdorimin e burimeve financiare me personin juridik dhe në këtë mënyrë mori një pjesë të fondeve në shumën prej 400 eurosh, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan gjatë një kontrolli", njoftoi Prokuroria në deklaratë.
Gjatë kontrolleve, siç raportohet nga Ministria e Brendshme, u gjetën shuma të konsiderueshme parash në vende të tjera. bsh/
Foto: MIA arkiv