Kuvendi do të caktojë datë shtesë për votimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së ku kërkohet shumicë prej dy të tretash
- Deputetët sot nuk votuan për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq seancën, tha se do të caktohet datë shtesë për votim për këtë pikë të rendit të ditës, për të cilën ka reaguar deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, sipas të cilit janë plotësuar kushtet për votim. Në mënyrë që kjo pikë e rendit të ditës të votohet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Deputetët sot nuk votuan për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq seancën, tha se do të caktohet datë shtesë për votim për këtë pikë të rendit të ditës, për të cilën ka reaguar deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, sipas të cilit janë plotësuar kushtet për votim. Në mënyrë që kjo pikë e rendit të ditës të votohet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit.
"Dy të tretat e deputetëve janë të pranishëm këtu, nga numri i përgjithhsëm i deputetëve dhe atyre që votojnë për shumicë të dyfishte dhe të gjitha kushtet janë plotësuar për ta vënë në votim. Ju nuk i keni votat për ta përfaqësuer këtë organ të rëndëishëm dhe po kërkoni kohë për të siguruar vota shtesë. Shërbimet na sollën letra në gjuhën maqedonase, prandaj kërkoj një orë pauzë që të jenë edhe në gjuhën shipe që deputetët ë mund t'i lexojnë në gjuhën e tyre amtare", tha Bexheti.
Në debatin e përgjithshëm fjalën e mori deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, e cila theksoi se qeveria po përpiqet të zgjedhë njerëz që nuk i plotësojnë kërkesat dhe janë të orientuar politikisht, gjë që, tha ajo, do të ndikojë në lirinë e mediave.
"Po përpiqeni të zgjidhni njerëz që nuk i plotësojnë kërkesat dhe kjo do të reflektojë në lirinë e mediav. Këta njerëz janë të orientuar politikisht dhe nuk do të jenë profesionistë," tha Ajdari.
Në këtë replikoi deputetja e Koalicionit “VLEN”, Saranda Imeri – Stafai, e cila ka kujtuar se raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët, duke përmendur shembullin e Milaim Fetait, i cili ka qenë nënkryetar i Këshillit të Radiodifuzionit, më pas Drejtor i Përgjithshëm i Alsat-it, e më pas i angazhuar si anëtar i Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e fundit të ditës nga janari konfirmoi listën e kandidatëve në të cilën janë Viktor Pavlovski inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi, Sasho Stefanovski i diplomuar për art filmik dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Xhurovski montazher i diplomuar filmik dhe TV nga Shkupi, Cvetanka Minovska gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vërzilova ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafije Selmani profesoreshë e diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe nga Shkupi dhe Gordana Majnova ekonomiste e diplomuar dhe magjistre për komunikologji. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s/ Printskrin