• четврток, 30 јануари 2025

Kuvendi nuk ka kontribuar në partizimin e diplomacisë, konsideron Gashi

Kuvendi nuk ka kontribuar në partizimin e diplomacisë, konsideron Gashi

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka vlerësuar se shtëpia ligjvënëse nuk ka kontribuar në partizimin e diplomacisë  me  votimin e interpretimit autentik të Ligjit për Punë të Jashtme.

"Nuk jam dakord. Nuk e ndaj atë mendim. Megjithatë, por duhet ta dini se atë që Kuvendi e miraton, ajo që shumica e deputetëve e miratojnë, është vullneti i qytetarëve. Kualifikimet mund të jenë subjektive ose objektive, por megjithatë duhet të biem dakord që në një moment të caktuar në shtet  ka shumicë politike që është legjitime dhe e ligjshme dhe merr vendimet në interes të qytetarëve. Natyrisht, ata të zgjedhur janë zgjedhur pikërisht për t'i votuar dhe për t'i marrë vendime në interes të qytetarëve", tha Gashi në një deklaratë  pas brifingut me mediat. 

 Në fund të vitit të kaluar, Kuvendi miratoi një interpretim autentik të Ligjit për Punë të Jashtme. Kuvendi miratoi dy interpretime autentike të dispozitave të Ligjit për Punë të Jashtme. E para ka të bëjë me paraqitjen e detyrueshme të programit para komisionit kompetent parlamentar. Ndërsa, interpretimi i dytë autentik i referohet mundësisë që Qeveria me propozim të ministrit, ta tërheqë ambasadorin para se t'i përfundojë 4 vjet.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан