Mickoski paralajmëroi se menjëherë do të shqyrtohen pohimet për zgjedhje të dyshimtë të kompanisë për furnizimin e kripës për rrugët publike
- Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, kërkoi përgjigje nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për keqpërdorimin e parave popullore, duke permendur shembullin me tenderin për zgjedhje të kompanisë për furnizim të kripës për rrugët publike në vend. Ajdari potencoi se marrëveshja është me vlerë 2,3 milionë euro, e sipas së cilës tenderët janë fituar në mënyrë të dyshimtë, që të favorizohet kompania, e cila nuk ka pasur asnjë të punësuar. Ajo kërkoi nëse kryeministri Mickoski do të garantojë të ketë hetim për këtë rast ose, siç tha, skandali do të harrohet.
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.