• сабота, 21 февруари 2026

Kuvendi e votoi Ligjin për kundërvajtjet, "Qyteti i sigurt" fillon prej 1 shkurtit (PLT)

Kuvendi e votoi Ligjin për kundërvajtjet,

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Kuvendi sot me 81 vota "për" dhe 19 "kundër" dhe pa të përmbajtur e votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve "Qyteti i sigurt" nga 1 shkurti. Me kërkesë të koordinatores së "Frontit Evropian", Rina Ajdari, votimi ishte individual. Për miratimin e ndryshimeve ligjore u nevojit shumica prej dy të tretave të deputetëve.

Ligji parasheh përforcimin e sigurisë në trafik përmes vendosjes së procedurës së veçantë për kundërvajtje të konfirmuara me ndihmën e mjeteve teknike dhe pajisjeve për regjistrim. Sanksionimi i shpejtë dhe efikas i kundërvajtësve dhe shqiptimi i sanksioneve pritet të ndikojë në parandalimin e përgjithshëm në fushën e sigurisë së trafikut.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të Së Majtës, Borisllav Kërmov theksoi se partia e tij do ta mbështesë Propozim-ligjin për kundërvajtje, sepse, siç tha, vlerësojnë se ky ligj do të shpëtojë jetë njerëzish.

Riad Shaqiri, deputet i Aleancës për shqiptarët të Arben Taravarit theksoi se ata nuk do ta mbështesin ligjin dhe se në Gjykatë kushtetuese do të parashtrojnë kërkesë për kushtetutshmërinë e tij.

"Si deputetë të Aleancës për shqiptarët, ne e japim qëndrimin se do vitijmë kundër, do të jemi kundër këtij ligji, dhe do të sjellim kërkesë në Gjykatën kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtij ligji. ne publikisht dëshmojmë se jemi për sigurinë e qytetarëve, por nuk guxon të kalohet në këtë format, sepse ky ligj nuk është gjithpërfshirës në sinkronizim me Kushtetutën e shtetit tonë dhe me nenin 9 të Kushtetutës, me çka ky ligj planifikohet të zbatohet vetëm në tre qytete, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë. Me këtë ligj, ne i diskriminojmë edhe qytetarët tanë edhe u bëjmë padrejtësi këtyre qytetarëve të këtyre qyteteve. Prandaj, unë do të doja që edhe Kuvendi edhe prania e deputetëve që sot këti edhe njëherë ta shqyrtojnë këtë ligj, sepse ky ligj para së gjithash jo vetëm që nuk është në sinkronizim me Kushtetutën e shtetit tonë dhe nuk i garanton barazinë por hyn edhe në privatësinë e qytetarëve, që është e drejtë e secilit qytetar. Prandaj me këtë ligj institucionit të MPB-së i japim një kompetencë të madhe, e cila ata njerëz nuk do t'i keqpërdorin ato xhirime nga kamerat e 'Qytetit të sigurt'", tha Shaqiri.

Rina Ajdari, koordinues e gurpit të deputetëve të "Frontit evropian" theksoi se koalicioni i tyre do të votojë sipas bindjes së tyre dhe se nuk kanë besim se premtimet që i kanë marrë për rregullim dhe ndryshim të disa çështjeve në ligj nuk do të realizohen.

"Ne nuk mund të votojmë kundër vullnetit të qytetarëve. E vërteta është se u ulëm me koordinuesit e grupeve të deputetëve, e cila detyrë doli nga takimi i liderëve dhe ne i shqyrtuam dhe i zgjidhëm çështjet teknike. Morëm garanca, megjithatë konsideroj se si grup i deputetëve, ato arsyetime nuk mjaftojnë, sepse të njejtat nuk zbatohen në ligj. Do të jetë vështirë të gjitha vërejtjet dhe shqetësimet të rregullohen me procedurat që vijojnë. Edhe në konferencë për shtyp, organizuar nga Fronti evropian, ne ishim të qartë se ligji është kundërkushtetues dhe atë e dëshmuar qartë. Raportet për kundërvajtje arrijnë në gjuhën shqipe dhe druajmë se ka shumë punë për harmonizim të shenjave të komunikacionit me këtë ligj. Pas një viti e gjysmë, ne morëm premtime, por shohim se asnjë premtim nuk është realizuar. Ne votojmë sipas bindjes sonë dhe bindjes së qytetarëve. Realisht nuk kemi besim se në të ardhmen do të bëhen ndryshime", potencoi Ajdari.

Ilire Dauti, deputete e Aleancës për shqiptarët e Ziadin Selës theksoi se nuk janë për, siç tha, ligje të këtilla të cilat nuk janë gjithpërfshirës dhe janë kundërkushtetues.

"Me votimin e këtij ligji i cili përfshin vetëm tre qytete dhe jo tërë territorin e RMV-së, ju kolegë bëheni pjesë e shkeljes së Kushtetutës në raport me nenin 9. Një gjë duhet të jetë e qyrtë për të gjithë - ne qartë thamë se askush nuk është kundër sigurisë së qytetarëve, duke filluar nga siguria në komunikacion dhe të gjitha siguritë e tjera. Por, ne jemi kundër asaj që të bëhet ndarje e këtij segmenti të rëndësishëm duke i lënë qytetarët e qyteteve të tjera të pasigurt në nivel të Republikës", tha Dauti.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski theksoi se do të votojnë kundër ligjit sepse, siç tha, në opinion paraqitet gabimisht se këto ndryshime ligjore janë për "Qytetin e sigurt".

Ai theksoi se është dashur në mënyrë shumë më gjithpërfshirëse t'i qaset tërë këtij koncepti të funksionimit të "Qytetit të sigurt" dhe se është dashur së paku gjashtë muaj të kemi periudhë provuese dhe periudhë testi gjatë të cilës do të mënjanoheshin të gjitha mangësitë.

Во првите 12 часа од пробното функционирање на системот беа регистрирани 65.000 прекршоци од кои за поминување на црвено светло 2800 и нерегистриран автомобил 1000. Оваа алармантна бројка, ве

Me këtë propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje parashikohet mundësia për zbatimin e teknologjive të reja (sistem për detektim përmes mjeteve teknike dhe pajisje për regjistrim), të cilat mund të jenë mjet i mirë për detektim efikas dhe të shpejtë të shkeljeve në komunikacion dhe zbatim i procesit të sanksionimit të tyre.

Në fazën e parë sistemi do të regjistrojë shkelje si: vozitje e shpejtë, kalim në dritë të kuqe, patentë shoferi i skaduar dhe parkim i padrejtë. Në fazën e ardhshme parashikohet zgjerimi i spektrit të shkeljeve.

Kur sistemi plotësisht do të lëshohet në përdorim, pronarët e automjetit për të cilët është konfirmuar kundërvajtja do të marrin SMS porosi dhe e-postë me link për marrjen e procesverbalit me urdhëresë pagesore. Kundërvajtjet mund të paguhen në mënyrë elektronike, ndërsa gjatë pagesës në kohë nuk do të paguhen shpenzime shtesë. Për disa kundërvajtje për të cilat është shënuar edhe masa e ndalesës për drejtim me automjetin, MPB do të dorëzojë kërkesë për ngritje të procedurës te gjykata kompetente. ab/

Foto: МIА arkivi/ printskrin

Остани поврзан