• среда, 22 јануари 2025

Kuvendi e miratoi Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, janë pranuar vetëm dy amendamente

Kuvendi e miratoi Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, janë pranuar vetëm dy amendamente

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Me 65 vota "pro" dhe 17 "kundër", Kuvendoi pasdite e miratoi Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, pasi që paraprakisht presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e nënshkroi dekretin për shpallje të Ligjit. Me Badenter kanë votuar 12 deputetë, gjashtë "pro" dhe gjashtë "kundër".

Për këtë Ligj janë dorëzuar gjithsej gjashtë amendamente, katër prej të cilëve janë parashtruar nga LSDM-ja dhe E Majta nuk janë pranuar, ndërsa dy të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM janë pranuar.

Pas miratimit të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, presidentja Siljanovska Davkova do të jetë e detyruar ta nënshkruajë Dekretin.

Në elaborimi e presidentes u theksua se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në sqarim ajo thekson se ka bërë analiza të thella dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të Projektligjit.

Në elaborimin e saj, presidentja thotë se nenet e parashikuara të ligjit duhet të rishikohen në prizmin e amendamentit 5 të Kushtetutës dhe ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve.

Presidentja theksoi edhe dispozitën e nenit 182, paragrafi 5 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili rregullon mënyrën e marrjes, vazhdimit dhe revokimit të licencës për punë, formën dhe përmbajtjen e formularit të licencës, të cilat i përcakton ministri. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан