Kuvendi e konstatoi rendin e ditës të mbledhjes së 34-t dhe vazhdoi me pyetjet e opozitës, nuk u miratua propozimi i Së Majtës për shpenzimet e rrugës
- Kuvendi e miratoi rendin e ditës të mbledhjes së 34-t pasi që u plotësua me disa propozime për ndryshim të ligjeve me procedurë të shkurtuar, por nuk vazhdoi me debatin rreth pikave nga rendi i konstatuar i ditës por me pyetje nga deputetët e opozitës.

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kuvendi e miratoi rendin e ditës të mbledhjes së 34-t pasi që u plotësua me disa propozime për ndryshim të ligjeve me procedurë të shkurtuar, por nuk vazhdoi me debatin rreth pikave nga rendi i konstatuar i ditës por me pyetje nga deputetët e opozitës.
U miratuan propozimet e VMRO-DPMNE-së me procedurë të shkurtuar të shqyrtohen propozimet për ndryshime dhe plotësime të: Ligjit për planifikim urbanistik, Ligjit për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik, Ligjit për shërbiomet postare, Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobisë pronësore dhe mjeteve të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse, Ligjit për Avokatin e popullit dhe ndryshime të Ligjit për marrëdhënie të punës.
Nuk mori mbështetje propozim i Së Majtës për plotësim të ligjit për deputetë, me procedurë të shkurtuar, me të cilin ky grup i deputetëve kërkon kufizim të shpenzimeve të rrugës për deputetët.
Siç arsyetoi deputeti Amar Mecinoviq, ata ofrojnë "ekuacion racional dhe konstruktiv", sipas të cilit përllogaritja e shpenzimeve të rrugës do të definohet qartë përkatësisht 6,5 litra derivate në 100 kilometra të kaluara.
Mecinoviq tha se ligji i tillë është "shumë i nevojshëm sepse opinioni gjatë kohë e artikulon këtë problem dhe ai drejtpërdrejtë ndikon ndaj dinjitetit të Kuvendit, deputetëve dhe sistemit politik". Me miratimin e tij, siç tha, do t'i kthehet besimi dhe dinjiteti Kuvendit.
Pasi që nuk mori mbështetje propozimi, u deklarua edhe lideri i Së Majtës, Dimitar Apasiev, me porosi në Fejsbuk.
"DPMNE nuk e votoi propozim-ligjin e Së Majtës për ulje të shpenzimeve të rrugës për deputetët! Urime milioni i ri i eurove, kolegë patriotë. Me shëndet t'i shpenzoni", shkroi Apasiev.
Para votimit të rendit të ditës nuk u pranua edhe propozimi i deputetes Ilire Dauti prej tij të hiqet Propozim-vendimi për emërim të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vozuale mediatike për shkak të reagimeve për një anëtar të Këshillit dhe derisa, siç tha, Komisioni për antikorrupsion nuk del me vendim përfundimtar rreth lëndës që e ka hapur. ab/
Foto: МIА arkivi