• петок, 05 декември 2025

Kuvendi e dërgoi në lexim të dytë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në

Kuvendi e dërgoi në lexim të dytë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) – Kuvendi sot pasdite në kuadër të mbledhjes së 70-të mori vendim që Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar është i pranueshëm, dhe e dërgoi në lexim të dytë të mëtutjeshëm. 

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski gjatë sqarimit të tekstit të propozuar para deputetëve theksoi se propozohet shfuqizim i lirimit ekzistues nga TVSH-ja për import të dërgesave me vlerë të vogël deri 22 euro, të ofruara nga jashtë te pranues në Maqedoni. 

“Propozimi parashikon edhe lirim nga TVSH-ja për dërgesat e vogla jo-komerciale të dërguara nga person fizik jashtë vendit tek një person fizik – pranues në vend me vlerë deri në 22 euro. Megjithatë, janë parashikuar edhe përjashtime nga ky lirim, lirimi tatimor nuk vlen për kategori të caktuara produktesh: alkool dhe pije alkoolike, parfume, duhan dhe produkte duhani”, tha Jankullovski.

Sipas Jankullovskit, arsye themelore për shkak të së cilës bëhet ndryshim dhe plotësim i zgjidhjes ekzistuese ligjore është krijimi i kornizës më të qartë juridike, parandalim të keqpërdorimeve dhe kushte më korrekte për biznes. 

“Megjithatë, ruhet mundësia që qytetarët të marrin dërgesa personale nga jashtë vendit deri në 22 euro pa paguar TVSH, gjë që është shumë e rëndësishme nga aspekti social”, theksoi zëvendësministri.

Ai kujtoi se një direktivë e BE-së nga viti 2021 hoqi përjashtimin nga TVSH-ja për dërgesat e vogla tregtare.

Deputeti i Partisë Socialiste të Maqedonisë, Malisha Stankoviq theksoi se zgjidhja e tillë ligjore duhet të mbështetet, sepse, siç tha, në këtë mënyrë vendosen në pozitë të barabartë tregtarët e vegjël vendorë. 

Deputeti i partisë E majta, Rexhep Ismail theksoi se ligji duhet të tërhiqet. Potencoi se në vend të politikës tatimore regresive e cila e dënon varfërinë, të angazhohemi ta mbushim buxhetin me rritjen e tatimeve të fitimit. 

Deputetët miratuan gjithashtu disa ligje – Propozim të ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Azerbajxhanit për lirimin nga vizat për poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtarë dhe Propozim të ligjit për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët transiti.

Kuvendi miratoi disa ligje në lexim të dytë – Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e bashkësive që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, dhe  propozimin e ligjit për shndërrimin e kërkesave të Maqedonisë së Veriut bazuar në detyrimet publike në një depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive në Pronësi të Republikës së Maqedonisë - Shkup.

Në kuadër të sesionit të 70-të, Kuvendi zgjodhi kuadronë disa institucione. Darko Lazarov u zgjodh anëtar i Këshillit Fiskal të Bankës Popullore, Dimitar Trajanov, Sonja Lepitkova, Biljana Trajkovska, Gordana Lazhetiç, Drenusha Paloshi dhe Kristina Skeparovska u zgjodhën anëtare të Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Kërkime Shkencore. Naser Selmanoviç u zgjodh anëtar i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve dhe Drejtësi për Fëmijë.

Kuvendi vazhdoi punimet pas mbledhjes së 19-të. Deputetët miratuan Planin Financiar të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional për vitin 2025. Deputetët miratuan edhe Vendimin për dhënien e pëlqimit për Vendimin për shumën e kompensimit mujor që e paguan Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional nga shoqatat pensionale për vitin 2025. fc/

Foto: Printskrin nga video 

 

 

 

 

 

 

 

Тагови

Остани поврзан