• петок, 05 декември 2025

KSHZ-ja e hodhi poshtë ankesën për votimin në pesë vendvotime në Komunën e Bërvenicës, në vijim është shqyrtimi i ankesave për komunën Shuto Orizare

KSHZ-ja e hodhi poshtë ankesën për votimin në pesë vendvotime në Komunën e Bërvenicës, në vijim është shqyrtimi i ankesave për komunën Shuto Orizare

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Në vijim është shqyrtimi i 16 ankesave të paraqitura në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në lidhje me procedurat për votim dhe përbmledhjen e rezultateve në tre komuna - Bërvenicë, Shuto Orizare dhe Karposh.

Anëtarët e KSHZ-së njëzëri e hodhën poshtë ankesën e paraqitur nga kandidati për kryetar komune Haqim Ramadani për Komunën e Bërvenicës për pesë vendvotime në këtë komunë. Angelço Ristov, anëtar i KSHZ-së, shpjegoi se ankesa përmban mangësi ligjore joformale, pasi është paraqitur nga një kandidat për kryetar komune, dhe sipas ligjit duhet të paraqitet nga bartësi i listës së kandidatëve. Anëtarët e KSHZ-së e hodhën poshtë ankesën si të papranueshme.

Për Komunën e Shuto Orizarës janë paraqitur 13 ankesa, 10 prej të cilave janë nga koalicioni "Maqedonia Juaj" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe tre ankesa janë nga Unioni i Romëve.

Nga ana e KSHZ-së është hapur materiali zgjedhor për Vendvotimin 29 56, për shkak të dyshimeve për mospërputhje midis dy fletëvotimeve. Pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi në vendvotim, fletëvotimeve të papërdorura dhe të gjithë materialit zgjedhor, anëtarët e KSHZ-së arritën në përfundimin se nuk kishte fletëvotim tjetër të identifikuar dhe kjo nuk përbën bazë për anulimin e votimit në MZ 29 56 në Komunën Shuto Orizarë. Sipas tyre, e vetmja gjë që duhet të ndryshohet është numri i votave për kandidatin me numër rendor 9, i cili ka dy vota më pak, dhe fletëvotimet e pavlefshme nuk janë tetë, por gjithsej 10. Anëtarët e KSHZ-së e hodhën poshtë këtë ankesë.

Në vijim është numërimi i fletëvotimeve dhe analiza e të gjithë materialit zgjedhor për MZ 29 71 në Komunën Shuto Orizare, ndërsa paraqitës për këtë është koalicioni "Maqedonia Juaj" i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e 156-të po shqyrtojnë 16 ankesa për komunat Bërvenicë, Shuto Orizare dhe Karposh. ls/

Foto: printskrin 

 

Остани поврзан