KSHZ: Votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe të burgosurve për kryetarë në katër komuna zhvillohet pa ndërprerje
- - Sot votojnë personat e sëmurë, personat e pafuqishëm dhe personat që vuajnë dënim me burg për Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë.
Shkup, 10 janar 2026 (MIA) - Sot votojnë personat e sëmurë, personat e pafuqishëm dhe personat që vuajnë dënim me burg për Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë.
"Gjithsej 249 persona të sëmurë ose të pafuqishëm mund ta realizojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Prej tyre, 146 persona janë paraqitur për votim në Gostivar, 32 persona të sëmurë ose të pafuqishëm kanë të drejtë të votojnë në Vrapçisht, 69 persona mund të votojnë për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe dy persona mund të votojnë për kryetar të komunës Qendra Zhupë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Me fillim në orën 7 në gjithsej shtatë ente përmirësuese, të drejtën e votës mund ta realizojnë 94 persona që janë duke vuajtur dënim me burg ose paraburgim.
"Votimi sot filloi në orën 7 të mëngjesit dhe deri më tani ka vazhduar pa ndërprerje dhe pa probleme", thonë nga KSHZ. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s