KSHZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 155-të shpalli rezultatet zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa për tre komuna - Bërvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare ka ankesa të cilat do të shqyrtohen sot në seancë publike të KSHZ-së në orën 14.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 155-të shpalli rezultatet zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa për tre komuna - Bërvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare ka ankesa të cilat do të shqyrtohen sot në seancë publike të KSHZ-së në orën 14.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, shpalli rezultatet zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, me ç ‘rast Orce Gjorgjievski u zgjodh kryetar i Qytetit të Shkupit nga koalicioni "Maqedonia jote" udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
"Komuna e Aerodromit: Dejan Mitevski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Bogovinës: Feti Abazi koalicioni VLEN, Komuna e Vallandovës: Gjoko Kamçev koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Vinicës: Mitko Kostadinovski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Demir Kapisë: Natalija Dimitrieva koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna Dibër: Fisnik Mela koalicioni VLEN, Komuna e Debërcës: Zllatko Siljanovski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Dojranit: Ilija Tentov koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Dollnenit: Blerim Islami koalicioni VLEN, Komuna e Zërnovcit: Vanço Mitev, koalicioni zgjedhjet lokale 2025 LSDM, Komuna e Kërçovës: Aleksandar Jovanovski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna Konçe: Zllatko Ristov koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Koçanit: Vllatko Grozdanov, koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Krushevës: Niko Çonevski "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Kumanovës: Maksim Dimitrievski Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë, Komuna e Llozovës: Boshko Cvetkovski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Makedonski Brodit: Zharko Ristevski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Makedonska Kamenicës: Sonja Stamenkova koalicioni LSDM, Komuna e Mogillës: Draganço Sabatkovski "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Negotinës: Marija Naceva koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Probishtipit: Toni Tonevski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Rankovcit: Daniel Pavlovski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Rosomanit: Gjorgji Kërstevski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna e Strugës: Mendi Qyra kandidat i pavarur, Komuna e Studeniçanit: Ejup Abazi Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Komuna e Tetovës: Bilall Kasami koalicioni VLEN, Komuna Qendër: Goran Gerasimovski koalicioni LSDM, Komuna {eshinovë-Obleshevë: Jordançe Kostadinov koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE, Komuna Çuçer-Sandevë: Zoran Bajovski koalicioni "Maqedonia jote" VMRO-DPMNE. Këto kanë qenë 29 komunat në të cilat u zgjodhën kryetarët e komunave, për të cilat shpallëm rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit", thotë Kondarko.
Ai kumtoi se në KSHZ janë paraqitur 16 ankesa në lidhje me zgjedhjet për kryetar komune në komunat Bërvenicë, Karposh dhe Shuto Orizare.
"Lidhur me këto ankesa, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikun se do të veprojë në një seancë publike brenda afatit ligjor sot duke filluar nga ora 14", tha Kondarko.
Ai shtoi se në KSHZ ka paraqitur edhe tre ankesa lidhur me votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit në Komunën e Shuto Orizares, ku më 2 nëntor 2025 u zhvillua rivotim në të tre vendvotime.
"Prandaj, shpallja e rezultateve përfundimtare të votimit për Këshillin e komunës së Shuto Orizares nuk do të shpallet sot, do të pritet pasi të përpunohen ankesat në seancën e KSHZ-së dhe pas ankesave eventuale para Gjykatës Administrative", tha Kondarko.
Foto: MIA