• петок, 05 декември 2025

KSHPK me disa raportime zgjedhore - një pjesë janë përcjellë deri në PP, një pjesë janë mbyllur pa kundërvajtje

KSHPK me disa raportime zgjedhore - një pjesë janë përcjellë deri në PP, një pjesë janë mbyllur pa kundërvajtje

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme informoi se kanë vepruar rreth disa raportimeve të ndërlidhura me përocesin zgjedhor, nga të cilët një pjesë janë përcjellë deri te institucionet kompetente, ndërsa një pjesë janë mbyllur për shkak të mosekzistimit të vërtetuara të kundërvajtjeve.

Një nga raportimet i përket drejtoreshës së një shkolle të mesme, e cila në grupin elektronik të komunikimit ka ndarë përmbajtje të krijuar nga partia politike dje pllakata zgjedhore, me lutje për mbështetje të kandidatit përmes shpërndarjes së postimit. KSHPK ka vërtetuar se organi kompetent për veprim të mëtejshëm është Prokuroria Publike.

Në një rast tjetër, është raportuar zgjedhja e një profesori për prorektor në universitet, për të cilin KSHPK ka vërtetuar se nuk janë shkelë dispozitat ligjore në procesin zgjedhor, sepse personi i zgjedhur tashmë ka pasur marrëdhënie pune në momentin e marrjes së vendimit, që nuk konsiderohet për fillim të procedurës së re për punësim.

Në seancën e sotme u referua edhe për paraqitje të një personi përgjegjës në shkollë të mesme që ka marrë vendim për punësim, për të cilën KSHPK-ja ka vërtetuar se është në suaza të periudhës së lejuar, për shkak të së cilës nuk janë vërtetuar kundërvajtje.

Lidhur me një raport ndaj një deklarate të supozuar nga një kandidat për kryetar të komunës, i cili premtoi fonde në para të gatshme për kategoritë e cenueshme dhe pensionistët, KSHPK-ja përcaktoi se ishte një deklaratë e kandidatit për një pjesë të një programi dhe promovimin e aktiviteteve që do të zbatoheshin gjatë mandati, dhe nuk përbën shkelje të drejtpërdrejtë të procesit zgjedhor.

"Bëhet fjalë për një deklaratë e dhënë medias për një pjesë të programit të një kandidati që u dedikohet kategorive të cenueshme të qytetarëve, si dhe pensionistëve. Është një projekt që ai po promovon dhe një masë që nënkupton një pjesë të programit të tij dhe promovimin e aktiviteteve që do të zbatohen gjatë mandatit", theksuan ata.

Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit miratoi paraprakisht Vlerësimin e rrezikut nga korrupsioni për nevojat e zhvillimit të Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe Konfliktit të interesit 2026-2030 dhe Metodologjinë për zhvillimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026-2030.

Seanca vazhdoi me diskutim rreth Raportit mbi rishikimin anti-korrupsion të dispozitave të Kodit zgjedhor, Kapitulli VI. Fushata Zgjedhore me nëntitullin "Përfaqësimi mediatik" nga neni 75 deri te neni 76-d. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан