KSHPK i miratoi Vlerësimin e rreziqeve dhe Metodologjinëpër Strategji nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2026-2030
- Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhjen e 24-t i miratoi Vlerësimin për rreziqe nga korrupsioni për nevojat e përpunimit të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të itneresave 2026-2030 dhe metodologjinë për përgatitje të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2026-2030.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhjen e 24-t i miratoi Vlerësimin për rreziqe nga korrupsioni për nevojat e përpunimit të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të itneresave 2026-2030 dhe metodologjinë për përgatitje të Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2026-2030.
Siç informoi Cveta Ristovska, zëvendëskryetare e KSHPK-së, Metodologjia është dokument, që i konstaton procedurat, fazat, parimet, qasjet dhe kriteret për përgatitje të Strategjisë, përderisa Vlerësimi i rreziqeve është dokument me të cilin identifikohen rreziqet kyçe në nivel të sektorëve dhe institucioneve dhe është bazë për vendosje të prioriteteve dhe definim të qëllimeve dhe është bazë për Strategjinë.
Në korrik 2024 është sjellë Plani i aktiviteteve për Strategjinë, që është udhërrëfyes për hapat kryesorë, ndërkaq me rëndësi të madhe ishte analiza e faktorëve që ndikojnë në shkallën e realizimit të Strategjisë nacionale.

Në krijimin është zbatuar edhe pyetësori, të cilit iu përgjigjën 2842 të anketuar nga institucione më të ndryshme, me qëllim që sa më realisht të identifikohen rreziqet në çdo institucion. pyetësori i është dërguar edhe Platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit. Në përpunim, mbështetje eksperte është marrë nga Zyra e KB-së për drogë dhe krim, nga NDI dhe nga BE-ja.
Me Strategjinë e re nacionale janë definuar sferat horiziontale dhe vertikale, në të cilat ka rreziqe më të mëdha nga korrupsioni. Sferat horizontale janë furnizimet publike, të cilat siç theksoi Ristovska, janë sferë e lartë e rrezikshmërisë horizontale nga korrupsioni, që shpërndahet nëpër të gjithë sektorët dhe mbikëqyrjes ndaj zbatimit të ligjeve, me ç'rast përveç mbikëqyrjes inspektuese është shtuar edhe ajo drejtuese.
Sfera vertikale janë jurisprudenca, ku siç theksoi Ristova, ekziston shkallë e lartë e rreziqeve nga korrupsioni, krijon rrezik për ta çrregulluar sundimin e së drejtës, ka impliim të gjerë nëpër të gjithë sektorët dhe gjithsesi implikime financiare, më pas këtu janë shëndetësia, transporti dhe objektet infrastrukture, urbanizmi dhe planifikimi hapësinor dhe mjedisi jetësor, energjetika dhe resurset natyrore.
Ristova theksoi se pas Startegjisë, pason Plani i aksionit, në përpunimin e të cilit do të prëfshihen të gjithë faktorët relevantë dhe theksoi se do të propozojnë në kuadër të buxhetit shtetëror të hapet zë i veçantë për program për politika të antikorrupsionit, me qëllim që me kohë të ndiqet planifikimi i mjeteve dhe realizimi i qëllimeve të parashtruara.
KSHPK mbledhjen e vazhdoi me veprim rreth lëndëve zgjedhore. ab/
foto: МIА arkivi