• сабота, 13 декември 2025

Kryetari i deritanishëm në Gjykatën Administrative do të jetë u.d. kryetar deri në zgjedhjen e të riut, vendosi Këshilli Gjyqësor

Kryetari i deritanishëm në Gjykatën Administrative do të jetë u.d. kryetar deri në zgjedhjen e të riut, vendosi Këshilli Gjyqësor

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i deritanishëm në Gjykatën Administrative, Burim Sejdini, do të jetë u.d. kryetar i Gjykatës, përderisa nuk zgjidhet i riu. Një vendim të tillë sot e mori Këshilli Gjyqësor në seancën e 533-të. 

U tha se më 14 dhjetor skadon mandati i Sejdinit, kështu që zgjidhet u.d. kryetar deri në zgjidhjen e të riut. 

Sejdini i plotësoi kriteret e nevojshme për këtë pozicion dhe ai me 11 vota "për" u përcaktua të jetë u.d. kryetar i Gjykatës Administrative deri në 15 dhjetor. 

Në rendin e ditës të seancës është dhe miratimi i Programit vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2026, me Planin e Veprimit.  rq/

Foto: MIA

Остани поврзан