• петок, 05 декември 2025

Kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës në Konferencën koordinuese të krahut jugor të NATO-s

Kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës në Konferencën koordinuese të krahut jugor të NATO-s

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Në periudhën prej 16 deri 19 nëntor 2025, delgacioni i Armatës, i udhëhequr nga kryshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, mori pjesë në Konferencën koordinuese të komandantëve të krahut jugor të NATO-s 2025 (SCCC - Southern Commanders Coordination Conferece 2025). 

"Në kuadër të konferencës, sot gjenerali Lafçiski mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të Komandës së përbashkët të forcave në Napoli (Joint Force Command Naples - JFCNP), në të cilën admirali Stjuart Manç ia dorëzoi detyrën admiralit Xhorxh Bikof", informjnë nga Shtatëmadhoria e ARM-së.

Në konferencën, e cila dje vazhdoi me sesione pune, morën pjesë edhe përfaqësues nga gjashtë vende partnere të NATO-s, anëtare të Nismës së Stambollit për bashkëpunim dhe dialogut mesdhetar. 

Gjatë qëndrimit, kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës zhvilloi takime të veçanta me komandantin e vjetër dhe atë të ri të JFCNP, si edhe me krerët e shtatëmadhorive të vendeve aleate dhe partnere të rajonit, ku u shkëmbyen mendime në fusha me interes të përbashkët dhe u diskutuan mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim forcimin e sigurisë në rajon.

SCCC 2025 përbën një konferencë vjetore ku marin pjesë shefat e shtatëmadhorive të 13 vendeve anëtare të NATO-s që janë pjesë e Zonës së përbashkët operativ - juglindje, si dhe komandantët e NATO Rapid Deployable Corps nga Italia, Greqia dhe Turqia. Në konferencë marrin pjesë edhe komandatët e misionit KFOR (Kosovo Force), misioni i NATO-s në Irak (NMI - NATO Mission in Iraq) dhe operacioni i BE - ALTEA. qa/

Foto: Shtatëmadhoria e Armatës

 

Тагови

Остани поврзан